Çka është qëllimi i JETËS!?

Çka është qëllimi i JETËS!?

Robert Byrne, ishte në kryemjeshtër i madh i shahut amerikan. Gjatë jetës së tij, ai pati një sukses të jashtëzakonshëm, ku mes tjerash, na la edhe një mesazh të fuqishëm, në lidhje me qëllimin e jetës, kur tha: Qëllimi i JETËS është një jetë me QËLLIM. Epo, nga këtu nis gjithçka! Kemi apo nuk kemi, një qëllim, në jetën tonë?!

Njeriu nuk pyet për kuptimin e jetës, por është jeta ajo që i shtron atij pyetje, të cilave duhet t’u japë përgjigje. Ama jetës mund t’i përgjigjesh vetëm duke i dhënë përgjigje jetës tënde. Jetës mund t’i përgjigjesh vetëm nëse je i përgjegjshëm (V.E. Frankl). Se NE ekzistojmë, ky është realitet. Se NE kemi apo nuk kemi qëllim për jetën, kjo mbetet për tu menduar. Realitetin jetësor nuk e përkufizojnë ata që e njohin më së miri, por ata që e zotërojnë atë. Kur jemi të JETA, neve gjithmonë na shfaqen shumë pyetje. Thuhet që ilaçi i pyetjes, është përgjigjja (P.M). Por, çka pas përgjigjes…?!

Përgjatë këtyre ditëve, u shfaqen shumë pyetje, shumë përgjigjeje, shumë buzëqeshje, dhe shumë harmoni e lumturi, në trajnimin e mrekullueshëm, të organizuar për gjithë stafin e saj, nga kompania më e madhe në vend, Viva Fresh Store. Ky gjigant i rrjetit të marketeve, vazhdon të përkujdesët edhe për elementet tjera jetësore, të cilat kanë një rendësi tepër të vençat, në gjithë ecurinë dhe zhvillimin intelektual e shpirtëror. Ky trajnim, po vazhdon të mbahet dhe të udhëhiqet nga Avinash Ananda, një njeri me një eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Përmes metodologjisë së tij të punës, dhe ligjëratave të shumta në lidhje pozitivitetin, liderishpin, motivimin dhe lumturinë, ka arritur që në të gjitha nivelet organizative të kompanisë, t’i paraqes dhe aplikojë njohurit e tij të shumta, duke ndikuar që së bashku me stafin e kompanisë, të nis një transformim të dobishëm dhe përmbajtjesor.

Pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme, tashme janë një pjesë e stafit të saj, pra, mbi 1800 punëtorë të kompanisë. Ky trajnim, do të vazhdojë edhe në ditë në vijim, duke përfshirë edhe shumë ligjërata dhe aktivitete të tjera pozitive; mbi qëllimin, jetën dhe suksesin e njeriut në përgjithësi. Kompania Viva Fresh Store, edhe në muajt në vijim, do të sjell RISI të tjera të dobishme, dhe me plotë kuptim, për gjithë stafin e saj profesional.

Me poshtë, janë edhe fotot e mrekullueshme, të realizuara në Qendrën e Logjistikës të Viva Fresh Store, aty ku edhe po mbahet ky trajnim EKSKLUZIV.