Ish-sekretarja e shtetit amerikan në administratën e Obamës, Hillary Clinton, ka vazhduar me përkrahje ndaj Joe Biden.
Kandidatja për presidente të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2016, Hillary Clinton, ka kërkuar përkrahje për kandidatin demokrat per president, Joe BIden në mënyrë që të pensionohet presidenti, Donald Trump.
Clinton dhe Biden kanë pasur role të larta udhëheqëse në SHBA gjatë së kaluarës, njofton Insajderi.com.
“Kemi 99 ditë për të zgjedhur Joe Biden president dhe të pensionojmë Donald Trump”, ka shkruar Clinton në Facebook.
Gara në SHBA po bëhet çdo ditë e më interesante në mes presidentit aktual, Donald Trump, dhe kandidatit demokrat, Joe Biden.
Në kohën kur bota dhe SHBA po përballet me Coronavirusin, çështja kryesore që po ka vëmendje është pikërisht menaxhimi i pandemisë dhe planet për përmirësimin e gjendjes e shkaktuar pikërisht nga pandemia COVID-19. /Insajderi.com/