Clinton e krahason Trumpin me Millosheviqin

Clinton e krahason Trumpin me Millosheviqin

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ka krahasuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me politikanin që ka inkurajuar pastrim etnik gjatë luftës në Bosnje dhe Kosovë, Slobodan Millosheviq.

Clinton ka thënë se presidenti amerikan ka nisur “të irritojë fqinjët mes vete” si diktatori i ligë Sllobodan Millosheviq, përderisa fliste me një autore në evenimentin e librave “BookExpo 2017” në qytetin e New Yorkut të mërkurën, shkruan Daily Mail.

Clinton ka thënë që Trump dëshiron të shohë “flakët” e urrejtjes si në masakrën e Ruandës e cila la 800 mijë njerëz të vdekur.

Gjatë intervistës, ish sekretarja e shtetit tha se administrimi i Trumpit është “anormal” dhe tha se është e shqetësuar për të ardhmen e Amerikës pasi që “mund të shkaktojë dëme të përhershme në institucionet tona”.

Ajo gjithashtu sulmoi mbështetësit e Trumpit si njerëz të cilët “janë gjithmonë duke ushqyer ofendime” në një jehonë të sulmimit të “shportës së mjerimit” gjatë kampanjës.

Që nga humbja e saj në zgjedhje, Clinton është bërë me kohë më e sinqertë për tronditjen e humbjes ndaj Trumpit në zgjedhjet e nëntorit. /Insajderi.com