Clinton prinë ndaj Trump në sondazhet para debatit të parë

Clinton prinë ndaj Trump në sondazhet para debatit të parë

Vetëm pak ditë para debatit të parë që vë përballë Donald Trump dhe Hillary Clinton, kjo e fundit shënon një epërsi me 6 pikë ndaj miliarderit, të paktën kështu tregon sondazhi më i fundit kombëtar.

Ish-sekretarja e Shtetit kryeson me 45% ndaj 39% të atyre që mbështesin Trump. Rezultate të përafërta me këtë, tregojnë edhe sondazhe të tjera të zhvilluara kohët e fundit. P

or sa i përket pyetjes se kush nga kandidatet duket më i sinqertë në retorikën e tij politike, 44% e votuesve mendojnë se Donald Trump flet më hapur sesa Clinton.

Ndërsa sa i përket problematikave më serioze në vend, votuesit shprehen me shumë besim tek ish-sekretarja e Shtetit, duke dhënë mendimin se Clinton ka platformë më premtuese për terrorizmin, hapjen e vendeve të punës, tregtisë dhe çështjes aq të debatuar të emigracionit.

Por së fundmi, edhe Trump mori një lajm të mirë. Ish-i nominuari republikan për kandidat për president, Ted Cruz, ka ofruar mbështetjen e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë të nëntorit në SHBA. Senatori nga Teksasi, i cili luftoi ndaj Trumpit me të gjitha mënyrat për t’ia hequr atij mundësinë e shpalljes kandidat zyrtar i republikanëve, tashmë u shpreh pro miliarderit.