fbpx

Clintonët fituan 10 milionë dollarë në 2015, paguan 43 për qind në taksa

Clintonët fituan 10 milionë dollarë në 2015, paguan 43 për qind në taksa

Kandidatja demokrate për president të SHBA-së, Hillary Clinton dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, kanë fituar së bashku më shumë se 10 milionë dollarë vitin e kaluar, por kanë paguar rreth 43 për qind të të ardhurave të tyre në taksa, njoftoi sot fushata e presidenciale e Hillary Clinton.

Më shumë se gjysma e të ardhurave të tyre erdhi nga fjalimet e Bill Clintonit gjatë vitit të kaluar, por një pjesë e mirë erdhi edhe nga një marrëveshje për librin e Hillary Clintonit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Raporti për pagesën e taksave për vitin 2015 tregon se Clintonët kanë dhënë donacion rreth 10 për qind të të ardhurave të tyre për bamirësi. /Insajderi.com