Clippers fitojnë derbin me Lakers për Krishtlindje, Warriors “leksion” Houstonit [Video]

Clippers fitojnë derbin me Lakers për Krishtlindje, Warriors “leksion” Houstonit [Video]

Në ditën magjike të Krishtlindjeve pati mjaft ndeshje të mëdha në NBA, që dhuruan spektakël dhe emocione. Duke nisur nga derbi i Los Anxhelosit, me Clippers që fituan 111-106 ndaj Lakers. N

deshje e dominuar shumicën e kohës nga Lakers, ku u dalluan Kuzma me 25 pikë, Davis me 24 pikë dhe LeBron me 23 pikë e 10 asistime.

Në kahun tjetër u dallua Kawhi Leonard, që realizoi 35 pikë e 12 kërcime për Clippers, duke bërë diferencën në parket.

Zhgënjeu edhe Milwaukee, që u mund 121-109 nga Philadelphia, me të pestë titullarët e ekipit vendës që realizuan mbi 10 pikë (Embiid 31 pikë e 11 rebound më i miri).

Për Bucks zhgënjeu Antetokounmpo, me vetëm 18 pikë, ndërsa më i miri për miqtë ishte Middleton me 31 pikë, por që mbetën për statistikë.

Befasoi edhe New Orleans, që mundi 112-100 Denver, takim që u dominua nga miqtë, me Ingram që realizoi 31 pikë, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Jokic për Nuggets.

Skuadra e Bostonit, falë 30 pikëve të Brown dhe 22 të Walker triumfoi 118-102 ndaj Toronto (VanVleet 27 pikë), ndërsa Golden State mposhti 116-104 Houston.

Titullarët e Warriors në një mbrëmje magjike, ku të gjithë realizuan mbi 18 pikë, duke i bërë të pavlefshme 54 pikët e dyshes Harden-Westbrook. /Telesport

NBA – Rezultatet e sotme

Toronto – Boston, 102-118

Philadelphia – Milwaukee, 121-109

Golden State – Houston, 116-104

Lakers – Clippers, 106-111

Denver – New Orleans, 100-112