fbpx

Çmimet e konsumit shënojnë rritje

Çmimet e konsumit shënojnë rritje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht të vitit 2019, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.5% në muajin gusht 2019.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.5% në muajin gusht 2019, krahasuar me muajin korrik 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djath dhe vezë (5.4%); kafe, çaj dhe kakao (3.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%); shërbime për transport (3.5%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: perime (-2.6%), me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.1%) në IHÇK.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2019, me muajin gusht 2018 ishte 2.7%Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (14.0%); mish (4.1%); qumësht, djathë dhe vezë (2.8%); vajëra dhe yndyra (1.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.6%); prodhime ushqimore, kripë, erëza etj. (3.2%); kafe, çaj dhe kakao (9.8%); pijet alkoolike (1.1%); duhan (3.0%); veshje (1.0%); këpucë (2.7%); qelq, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3.4%); blerje e automjeteve (1.2%); pushime të organizuara (8.7%); kujdes personal (1.3%); gjëra personale (3.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej  2.9 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-3.7%); shërbime për transport (-5.0%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin gusht 2019, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves /ekonomi/cmimet