Çmimet e naftës në tregjet botërore janë në rënie tashmë pesë javë, gjë që është pasojë e frikës se për shkak të koronavirusit do të dobësohet kërkesa për “ar të zi”.
Në tregun e Londrës, javën e kaluar çmimi për fuqi ka rënë 6,3 për qind, në 54,47 dollarë, derisa në tregun amerikan një fuqi u lirua 2,4 për qind në 50,32 dollarë.
Rënia e çmimit është pasojë e përhapjes së koronavirusit në Kinë, prej të cilit deri tani kanë humbur jetën më shumë se 900 njerëz, ndërsa janë të infektuar më shumë se 40.000 njerëz.
Jashtë Kinës janë shënuar më shumë se 320 raste të infektimit me këtë virus në 27 shtete të rajonit.
Ekonomia e Kinës është nën presion sepse një sërë qytetesh janë në karantinë, ndërsa shumë fluturime janë anuluar. Shumë fabrika janë mbyllur, derisa zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë.
Kjo, konsiderojnë analistët, mund të shkaktojë shumë më tepër dëme në ekonomi sesa është pritur, përkundër masave të shumta inkurajuese të pushtetit kinez. Pritet që rritja ekonomike kineze në tremujorin e parë dukshëm do të ngadalësohet.
Prej lajmërimit të koronavirusit çmimet e naftës kanë rënë rreth 20 për qind sepse Kina është importuese më e madhe i naftës në botë. Vlerësohet se vitin e kaluar ajo ka importuar rreth 10 milionë fuqi në ditë./Insajderi.com.