Parashikimi i bërë për çmimin e Bitcoin-it në raporton e Saxo Bank me titullin “Parashikimet befasuese për 2017” ka dalë i saktë.
Tani, Kay Van-Peterse, strateg Makro Global i Saxo Bankës i cili ka bërë këtë parashikim, ka bërë një parashikim më të largët për çmimin e Bitcoin-it, kjo për dhjetë vite më vonë.
Ai ka thënë për CNBC se çmimi i Bitcoinit ka potencial të kalojë vlerën prej 100 mijë dollarëve në 10 vite. Kjo përkthehet në një rritje për më shumë se 3000 për qind nga rekordi i tij më i lartë.
Bitcoin-ët vijnë në qarkullim përmes një procesi të quajtur minim i Bitcoin-it. Pasi të arrihet një numër minimi prej 21 milionëve, sipas protokollit të Bitcoin, nuk do të minohet më. Ky numër do të arrihet në vitin 2140.
Ndërsa 10 vite nga tani, qarkullimi i Bitcoin-it do të jetë rreth 17 milionë, prandaj edhe Van-Petersen ka dhënë parashikimin e tij se çmimi i një Bitcoin-i do të jetë 100 mijë dollarë. /Insajderi.com