Çmimi ‘Fair Play’ për vitin 2020 e fiton Mattia Agnese

Çmimi ‘Fair Play’ për vitin 2020 e fiton Mattia Agnese

Çmimi i “Fair Play”-t për vitin 2020 përfundon në Liguria të Italisë, për djalin 17-vjeçar të quajtur Maatia Agnese, i cili 25 janarin e shkuar, gjatë ndeshjes Kaireze dhe Ospedaleti, skuadra të provincës së Imperias, i shpëtoi jetën një kundërshtari, duke i dhënë ndihmën e parë derisa erdhën mjekët për t’i dhënë një ndihmë më të specializuar, njofton Insajderi.

Ai pa kundërshtarin që u rrëzua në fushë dhe humbi ndjenjat dhe nuk hezitoi për asnjë moment, duke i shkuar në ndihmë dhe duke e kthyer në një pozicion të sigurt në mënyrë që të mos kapërcente gjuhën dhe i shpëtuar kështu jetën kolegut të tij. Ende në aspiratën për t’u bërë një futbollist, Matia e preku që tani famën në skenën e FIFA. /Insajderi.com