
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 15-të të sezonit që do të zhvillohet në Bahrejn, njofton Insajderi.
Gara e 15-të e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit do të zhvillohet me 57 xhiro në Pistën Ndërkombëtare të Bahrejnit e gjatë 5,4 kilometra.
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 29 nëntor në orën 15:10.
Para Çmimit të Madh të Bahreinit, piloti i Mercedes, Hamilton ka 10 fitore, shoku i tij i ekipit Valtteri Bottas 2, Max Verstappen (Red Bull-Honda) dhe Pierre Gasly (AlphaTauri-Honda) nga një fitore. /Insajderi.com