Çmimi Nobel për Fizikë shkon për personat që kanë bërë kërkime për Vrimat e Zeza

Çmimi Nobel për Fizikë shkon për personat që kanë bërë kërkime për Vrimat e Zeza

Çmimi Nobel në Fizikë këtë vit iu dha britanikut Penrose dhe gjermanit Genzel e amerikanes Ghez. Të tre kanë bërë kërkime mbi Vrimat e Zeza, transmeton Insajderi.

Gjysma e çmimit Nobel të këtij viti në fizikë i takon Roger Penrose nga Britania e Madhe dhe gjysma tjetër Reinhard Genzel nga Gjermania dhe Andrea Ghez nga Shtetet e Bashkuara për hulumtimet e tyre për Vrimat e Zeza. Kjo u njoftua nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm. Genzel është drejtor i Institutit Max Planck për Fizikë jashtëtokësore në Garching afër Mynihut, raporton DË.

Penrose e merr Çmimin për zbulimin se formimi i vrimave të zeza është një parashikim solid i teorisë së relativitetit të përgjithshëm. Genzel dhe Ghez, nga ana tjetër, nderohen për zbulimin prej tyre të një objekti kompakt supermasiv në qendër të galaktikës sonë.

Penrose shpiku metoda gjeniale matematikore për të hulumtuar teorinë e përgjithshme të relativitetit të Albert Ajnshtajnit, njoftoi Komiteti Nobel. Ai ka treguar se kjo teori të çon në formimin e Vrimave të Zeza, atyre përbindshave në kohë dhe hapësirë ​​që përpijnë gjithçka që u afrohet. Genzeli dhe Ghezi zbuluan se një objekt i padukshëm dhe jashtëzakonisht i rëndë dominon orbitat e yjeve në qendër të galaktikës sonë. Një Vrimë e Zezë supermasive është shpjegimi i vetëm i njohur aktualisht për këtë. /Insajderi.com