Çmimi skandaloz i biletave të ndeshjes Feronikeli vs Milan

Çmimi skandaloz i biletave të ndeshjes Feronikeli vs Milan

Më 10 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet kampionit të Kosovës, Feronikelit dhe gjigantit të futbollit italian e evropian, AC Milan.

Sigurisht që interesimi për ta parë Milanin në Kosovë është i madh dhe nisur nga kjo, edhe çmimi i biletave është mjaft i lartë.

Në një prononcim televiziv, organizatori i ndeshjes, Agron Selimi ka zbuluar edhe çmimet e biletave për ndeshjen.

Ai ka thënë se bileta më e lirë do të jetë 35 euro, që shkon duke u ngritur në 50 euro, 85 euro, 115, derisa bileta VIP është 155 euro.

Të gjitha biletat shiten online.