CNN: Biden prinë para Trump-it

CNN: Biden prinë para Trump-it

Joe Biden prinë 10% para presidentit aktual, Donald Trump, në një sontazh të publikuar nga CNN.

Zgjedhjet amerikane marrin vëmendje ndërkombëtare për shkak të rolit të madh që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botë, njofton Insajderi.

Sot amerikanët vendosin se kush do të jetë përfaqësuesi i tyre për katër vitet e ardhshme.

Joe BIden ka alarmuar se nëse Trump fiton edhe një mandat do ta “ndryshojë” karakterin e kombit amerikan.

Po ashtu ai ka thënë se për shkak të ngrohjes globale dhe përballjes me pandeminë COVID-19, këto zgjedhjet janë më të rëndësishmet në historinë moderne të Amerikës.

96 milionë amerikanë kanë votuar deri më tani, duke rritur gjasat që këto zgjedhjet të jenë me numrin më të madh të votuesve.

Ndërsa, Trump ka kërkuar edhe një mandat me slloganin “Amerika e para”, por ditë më parë ai deklaroi se “politika e jashtme amerikane është avancuar shumë me të’, duke u referuar disa marrëveshjeve të arritura në botë të cilat i atribuon suksese të administratës së tij. /Insajderi.com