Cohen, ministri izraelit i Inteligjencës: Jemi të aftë të mbrojmë veten në rast të një sulmi nga Irani

Cohen, ministri izraelit i Inteligjencës: Jemi të aftë të mbrojmë veten në rast të një sulmi nga Irani

Ministri izraelit i Inteligjencës, Eli Cohen, tha se vendi i tij është i aftë t’u përgjigjet sulmeve që mund të pasonin nga Irani, transmeton Insajderi.

Cohen në një konferencë të organizuar nga gazeta izraelite “Makor Rishon” foli për ngjarjet aktuale, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se autoritetet iraniane po bëjnë thirrje për shkatërrimin e Izraelit, se synojnë të marrin armë bërthamore dhe se po përpiqen të vendosen ushtarakisht në kufirin verior të Izraelit.

“Izraeli nuk do ta lejojë atë. Izraeli është i aftë të mbrojë veten në rast të një sulmi iranian, ashtu si është i aftë t’u përgjigjet sulmeve”, tha Cohen.

Ministri izraelit theksoi se është kundër heqjes së sanksioneve kundër Iranit dhe vlerësoi se një veprim i tillë do të çonte në financim më të madh të organizatave terroriste në Lindjen e Mesme dhe Evropë. /Insajderi.com