Conte ndaj sfidës me Atalanta-n: Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe

Conte ndaj sfidës me Atalanta-n: Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe

Pas disfatës ndaj Real Madridit në Champions, Antonio Conte përgatitet për një tjetër transfertë delikate pas asaj së Champions-it. Përpara ndeshjes kundër Atalanta-s, në konferencë për shtyp Antonio Conte foli për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, po ashtu edhe atë në Serie A, njofton Insajderi.

ʺËshtë ndeshja e shtatë në 20 ditë. Ka lodhje, por edhe dëshirë për të bërë ndeshje të mira. Do të bëjmë llogaritë se cili ka lodhje dhe cili jo për ta kuptuar mire situatën”, tha fillimisht Conte.

Më tutje, tekniku italian ka vazhduar: “Sezonin e shkuar kemi bërë shumë ndeshje të mira. Të përballesh me Atalanta-n nuk është e thjeshtë, kanë një trajner të madh që i ka dhënë besim në vetvete. Ne duhet të bëjmë një ndeshje të madheʺ. /Insajderi.com