
Nuk ka konferencë për shtyp për teknikun e Interit, Antonio Conte, përpara sfidës në Serie A, ndaj Sassuolos, njofton Insajderi.
Sipas “FcInter1908”, trajneri puljez nuk do të flasë përpara gazetarëve, për arsye se do të zhvillohet mbledhja e asamblesë së aksionarëve të klubit.
Aksionerët zikaltër do të aprovojnë bilancin e klubit, një event që do të mbahet me video-konferencë. Për shkak të kësaj takimi virtual, Antonio Conte nuk do të mund të dalë në konferencën e zakonshme për shtyp që mbahet zakonisht para ndeshjes. /Insajderi.com