Në fillim Roma më pas Fiorentina në Kupën e Italisë, dhe në fund Juventus, një shtatë ditësh intensiv e pret Interin për objektivat e këtij sezoni. Pas humbjes ndaj Sampdorias, zikaltërit do të përballen nesër në orën 12:30 ndaj Romës në “Olimpico”. Në vigjilje të kësaj sfide është shfaqur trajneri i Interit, Antonio Conte në konferencën për shtyp i cili prezanton takimin e nesërm, njofton Insajderi.
Fillimisht Conte foli për kundërshtarin e nesërm, duke thënë: “Janë një ekip i fortë dhe janë duke bërë mjaft mirë. Ata janë për titull dhe për një vend në Champions”.
Në fund, trajneri italian foli edhe për shtatë intensive për klubin nga Milano. “Gjatë skuadrave të mëdha mund të matësh ambicien dhe forcën tënde. Gjykimet janë kushtëzuar nga rezultatet dhe unë në fakt dua të shoh rezultatin. Do të ndeshemi me dy skuadra që do të luftojnë për një vend në Champions dhe titull. Ka shumë stimuj, nevojiten faktet dhe jo fjalët”. /Insajderi.com