Conte pas fitores ndaj Bolognës thyen një rekord të Roberto Mancinit

Conte pas fitores ndaj Bolognës thyen një rekord të Roberto Mancinit

Antonio Conte barazon rekordin e Roberto Mancinit kur ishte në drejtimin e ‘zikaltërve’. Interi mbrëmjen e djeshme në fitoren ndaj Bolognës me shifrat minimale 0-1 falë golit të Romelu Lukakut, ka arritur një statistikë të veçantë, njofton Insajderi.

Sipas faqes të statistikave “OPTA Paolo”, Interi nuk fitonte nëntë ndeshje rradhazi në kampionat që në vitin 2007. Gjatë atij sezoni skuadra ‘zikaltër’ theu rekordin unik në Serinë A italiane, ku brenda një faze të korrë 17 suksese rradhazi.

Interi i Antonio Contes i sheh ndjekësit shumë larg teksa edhe pse me një ndeshje më pak skuadra ‘zikaltër’ renditet e para në +8 nga Milani i vendit të dytë. /Insajderi.com