Conte pas fitores ndaj Sassuolo-s i kënaqur me ekipin

Conte pas fitores ndaj Sassuolo-s i kënaqur me ekipin

Tri pikë të marra me tri gola të realizuar dhe fitore ndaj Sassuolo-s, trajneri i Interit Antonio Conte flet pas ndeshjes, njofton Insajderi.

Pas ndeshjes, tekniku italian ka folur para mikrofonave të “Sky Sport”, duke u shprehur i kënaqur për fitoren, por gjithashtu ka thumbuar edhe drejtuesit e klubit, duke thënë se ekipi kur ndodhet në vështirësi, fajet nuk duhet ti takojnë vetëm trajnerit dhe lojtarëve, por përgjegjësit secili duhet ti pranojë.

“Ne duhet të bëjmë mirë dhe të jemi hermetik, duke menduar vetëm për veten tonë dhe të punojmë. Unë kam qenë trajner i shumë ekipeve, por duke parë këtë këmbëngulje pavarësisht e bën të vështirë për lojtarin të japë më të mirën e tij. Por ata janë të mirë, ne jemi një grup i bashkuar dhe do të duhet të jemi të tillë deri në fund”, tha fillimisht Conte.

Për të shtuar: “Përgjegjësitë gjithmonë duhet të ndahen. Vetëm tre muaj kam thënë disa gjëra, nuk ka kaluar shumë. Për mirë ose për keq, ne duhet të jemi të bashkuar, kritikat nuk duhet të merren vetëm nga trajneri dhe lojtari. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe kompakt, kur anija është në një stuhi të gjithë duhet të jemi aty pa e lënë trajnerin ose një lojtar të fundoset”, përfundon prononcimin e tij ish-trajneri i Juventus. /Insajderi.com