
Hungaria është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që jep miratimin paraprak të vaksinës ruse anti-COVID, Sputnik V, shkruan BBC, trasnmeton Insajderi.
Të enjten, shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban konfirmoi se vaksinës ruse dhe Oxford-AstraZeneca u ishte dhënë drita jeshile nga autoritetet shëndetësore.
Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto po udhëton në Moskë për bisedime të mëtejshme, ku pritet të diskutojë një marrëveshje dërgesash dhe shpërndarjeje.
Rezultatet e hershme nga provat e vaksinës Sputnik kanë treguar rezultate premtuese.
Zyrtarët shëndetësorë hungarezë janë gjithashtu në Pekin për bisedime me autoritetet kineze mbi miratimin dhe shpërndarjen e menjëhershme të një milion dozave të vaksinës Sinopharm, e cila tashmë po përdoret në Serbinë fqinje. /Insajderi.com