Mijëra njerëz që qëndronin ngjitur me shpatulla dhe pa maska për fytyrën, duke pluskuar mbi goma dhe duke brohoritur në një festival muzikor, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Nuk duket aspak si imazh i shkrepur në vitin 2020, por ishte skena këtë fundjavë në qytetin kinez Ëuhan, ku Covid-19 u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Fotografitë e njerëzve në Parkun Ujor Wuhan Maya Beach – duken të lirë nga shpërthimi i virusit që pjesa tjetër e botës vazhdon ta luftojë – tani janë bërë virale.
E këto imazhe duken krejtësisht ndryshe nga Wuhan kur pati bllokimin e parë në botë Covid-19 në janar – një qytet fantazmë pa banorë dhe automjete.
Bllokimi u hoq në prill dhe nuk ka pasur raste të transmetuara brenda vendit në provincën Wuhan ose Hubei që nga mesi i majit. /Insajderi.com