Coronavirusi me rritje të frikshme në botë gjatë 24 orëve të fundit

Virusi COVID-19 është rritur dukshëm nëpër botë gjatë 24 orëve të fundit.

Coronavirusi me rritje të frikshme në botë gjatë 24 orëve të fundit

Numri i rasteve të reja të koronavirusit u rrit me pothuajse 260,000 infektime të reja brenda ditës. Rrtja më e madhe një ditore që nga fillimi i pandemisë, tha të shtunën Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Sipas OBSH-së, kjo është hera e parë që numri i infeksioneve të reja ditore ka kapërcyer një çerek milion.

Rritjet më të mëdha ishin në SHBA., Brazil, Indi dhe në Afrikën e Jugut.

Numri global i vdekjeve nga coronavirusi gjithashtu u rrit me 7.360  vdekje- rritja më e madhe ditore që nga 10 maji, raporton BBC, transmeton Insajderi.com.

Rritja e mëparshme rekord në raste të reja të konfirmuara u regjistrua nga OBSH vetëm një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të coronavirusit kaloi 14 milion të shtunën, me mbi 600,000 vdekje të regjistruara, sipas raporteve të mbajtura nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA. /Insajderi.com/