Cortouis: Mourinho u shkarkua me të drejtë

Cortouis: Mourinho u shkarkua me të drejtë

Portieri belg i Chelseat, Thibaut Courtois, ka thënë që klubi i Chelseat kishte të drejtë më shkarkimin e Jose Mourinhos nga drejtimi i skuadrës londineze.

Reprezentuesi belg deklaroi se skuadra kishte nevojë për ndryshim të trajnerit, pasi me Mourinhon nuk funksiononin shumë gjëra.

“Na duhej një ndryshim i trajnerit – nuk kam dyshim për këtë. Kemi barazuar në shumë ndeshje dhe kemi pranuar gola të lehtë,” ka thënë Courtois, shkruan sot Sky Sports.

Ai ia lë fajin Mourinhos për përgatitjen jo shumë të mirë të skuadrës në aspektin fizik.

“Është e vështirë ta shpjegosh pse sezoni ynë ka qenë kaq i dobët. Ndoshta një ndër arsyet është edhe përgatitja shumë e shkurtër që kishim para sezonit”, tha Courtois.

Courtois ishte njëri ndër lojtarët më të dalluar tek Chelsea në sezonin e kaluar, kur skuadra londineze e fitoi titullin kampion nën drejtimin e Jose Mourinhos. /Insajderi.com