Coutinho: Jam i lumtur që Barcelona është e interesuar për mua

Coutinho: Jam i lumtur që Barcelona është e interesuar për mua

Anësori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, ka thënë se është i lumtur me interesimin e Barcelonës për atë.

Braziliani në një intervistë për ESPN Brazil ka thënë se deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe se momentalisht ai është i koncentruar në fushë.

“Jam i lumtur që një klub i madh shfaq interesim në mua, kjo është diçka e shkëlqyer”.

Më tutje Coutinho thënë se ende nuk ka pasur asnjë ofertë për të nga Barcelona.

“Barcelona është një nga klubet më të mira në botë, por për momentin nuk ka ardhur asnjë ofertë dhe nëse vije me atë do të merret agjenti im”, ka thënë Coutinho.

“Ajo që unë duhet të bëjë është të përqendrohem në fushë”, ka thënë Coutinho.

Liverpool është në garë për top katërshe, vend ky që siguron një vend për në Ligën e Kampionëve./Insajderi.com