
Philippe Coutinho pritet të luajë një rol vendimtar në pjesën e dytë të sezonit te Barcelona, raporton Diario Sport.
Ronald Koeman thuhet se ka besim të plotë në brazilianin, përkundër formës së tij aktuale, derisa këtë gjë thuhet se i ka konfirmuar edhe në një takim që kanë pasur, njofton Insajderi.
Trajneri holandez do të mbështetet në Coutinhon për pjesën e dytë të edicionit, aty erdhe ku do të përcaktohet e ardhmja e tij.
Në rast se mesfushori tregon formë të lartë, atëherë do ta vazhdojë qëndrimin në Camp Nou edhe për edicionin 2021/22./Insajderi.com