Afganistani ka mbyllur të gjitha universitetet private e publike si dhe shkollat në 16 provinca të vendit përfshirë edhe në kryeqytet, Kabul, transmeton Insajderi
Ky vendim vjen nga Ministria e Shëndetësisë në Afganistan si shkak i rritjes së infektimeve me COVID-19.
Vendimi do të jetë në fuqi për të paktën dy javë, shkruan ABCnews.
Gjatë të premtes Afganistani raportoi 977 raste të reja me COVID-19 dhe 18 viktima, ku shumica prej tyre ishin nga Kabuli.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij shteti, deri tani 600 mijë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, duke mos llogaritur forcat e armatosura./Insajderi.com