Numri i vdekjeve nga Covid-19 ka kaluar 400,000 në Brazil, i dyti më i larti në botë, ndërsa vendi vazhdon të ngecë me programin e vaksinimit, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Kishte 3,001 vdekje në 24 orë, pasi u arrit një kulm prej më shumë se 4,000 në fillim të prillit.
Mesatarja 14-ditore e vdekjeve dhe rasteve mbetet e lartë, por ka parë një rënie të lehtë.
Kongresi ka hapur një hetim mbi trajtimin e pandemisë nga qeveria.
Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ka folur shpesh kundër bllokimeve, maskave dhe mbështetur trajtimet e paprovuara, po përballet me kritika të gjera dhe mbështetja e tij ka rënë.
Përhapja është nxitur nga variante më të transmetueshme të virusit dhe mungesa e masave të koordinuara kombëtare. Situata është përmirësuar në shumë zona, përfshirë këtu sistemin e shëndetit në prag të kolapsit, pasi shtetet dhe qytetet vendosën kufizime, por ato tashmë janë lehtësuar. /Insajderi.com