EUROPA DREJT HAPJES

COVID-19: Cilat vende Europiane po i lehtësojnë masat dhe si?

Që nga përhapja masive e virusit COVID-19, pothuajse të gjitha vendet e Europës, iu nënshtruan masave strikte për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Disa prej vendeve europiane iu nënshtruan mbylljes totale e të tjera pjesërisht pezulluan aktivitetet publike. BBC sjellë një raport, ku tregohet se si po i rikthehet jetës normale Europa.

COVID-19: Cilat vende Europiane po i lehtësojnë masat dhe si?

Në Europë, masat shtrënguese për ta luftuar virusin pandemik COVID-19, po tërhiqen kujdesshëm, dhe në faza.

Bizneset po rihapen dhe shumë fëmijë iu janë kthyer shkollave. BBC vjen me një raport të shkurtër se si Europianët po i rikthehen jetës normale pas mbylljes, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Gjermania ka filluar që t’i hapë dyqanet e vogla qysh në Prill: në fillim të Majit, lehtësimi i masave ka përfshirë 16-të shtete federale. Megjithatë, Angela Merkel ka thënë se “gjendja emergjente” mund të ri-implementohet sërish në raste të numrit të madh të infeksioneve.

Italia, njëra ndër vendet e goditura më së rëndi nga pandemia, ka filluar t’i tolerojë mbledhjet e njerëzve për funerale dhe po ashtu udhëtimet. Shteti ishte në një situatë strikte të izolimit që nga 7-të marsi, fillimit në veri të vendit e më pas edhe nacionalisht. Në fillim të Majit, masat kufizuese u lehtësuan ndërsa njerëzit tanë mund të udhëtojnë në distanca më të gjata dhe t’i vizitojnë të afërmit e tyre. Me 3 qershor, Italia po ashtu hapi kufijtë për të huajt.

Franca po ashtu ishte ndër vendet që pati restriksione rigoroze, duke lejuar daljen e qytetarëve të saj, vetëm me leje të veçanta që nga 17-të marsi. Por këtë masë e lehtësoi me 11-të maj.

A deserted beach of the Promenade des Anglais in Nice

Danimarka si një nga vendet e para europiane që vendosi të ndërmarrë masa kundër COVID-19, ka filluar lehtësimin e tyre që nga mesi i muajit prill, me një plan prej katër fazash. Qendrat tregtare, ndeshjet sportive e kafetë e restorantet, janë në funksion. Por kufijtë e Danimarkës, mbeten ende të mbyllur.

A yellow stripe is painted in the middle of a pedestrian street to help people comply with the social distance guidelines

Belgjika po ashtu ka rihapur shumicën e hapësirave publike për frekuentim gjatë mesit të majit, megjithatë ka rregulla strikte për distancën sociale.

A classroom in Izel, Belgium, 19 May 20

Austria është një nga vendet e para europiane që ka filluar me lehtësimin e masave. Ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, ka theksuar se lehtësimi i masave, nuk ka rezultuar me rritje të rasteve. Po ashtu, Austria hapi kufijtë me 4 Qershor, ndërsa për të ardhurit nga vendet e tjera, nuk kërkohet karantinimi.

A tennis club in Vienna, Austria

Spanja si një nga vendet më të prekura nga Coronavirusi në botë, ishte po ashtu nga vendet me rregullat më strikte në luftimin e pandemisë. Në këtë vend, shkollat do të mbeten të mbyllura deri në Shtator të këtij viti. Me 4 maj, ky vend mori vendim për lehtësim të masave, megjithatë të kontrolluara. Baret e restorantet mund të punojnë pjesshëm, ndërsa bartja e maskave kërkohet ngado. /Insajderi.com