
Ka nisur një privë e re për të testuar si vaksina Oxford-AstraZeneca funksionon tek fëmijët, shkruan BBC, trasnmeton Insajderi.
300 vullnetarë do të marrin pjesë dhe prova e parë e vaksinimit do të nis në fund të shkurtit.
Vaksina është një nga dy që përdoret për të mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga Covid në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me vaksinën Pfizer-BioNTech.
Rreth 240 fëmijë do të marrin vaksinën – dhe të tjerët një kontroll të meningjitit – kur prova të fillojë. /Insajderi.com