Dy nga ekonomitë më të mëdha të Evropës po rivendosin një formë të bllokimit kombëtar, ndërsa kontinenti përballet me një rritje të rasteve të Coronavirusit dhe vdekjeve si pasojë e tij.
Nga e premtja, njerëzit në Francë do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se vendi rrezikonte të “mbytej nga një valë e dytë që pa dyshim do të jetë më e vështirë se e para”, raporton BBC.
Ndërkohë, Gjermania po vendos një bllokim kombëtar “të butë”.
Masat që hyjnë në fuqi të hënën janë më pak të rënda se në Francë, por ato përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave dhe teatrove, tha kancelarja, Angela Merkel.
Infeksionet po rriten ndjeshëm në të gjithë Evropën, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar e cila të mërkurën njoftoi 310 vdekje të reja dhe 24,701 me COVID-19.
Në Angli, një studim i ri tregon se pothuajse 100,000 njerëz po infektohen me COVID-19 çdo ditë, duke bërë presion mbi qeverinë për të ndryshuar politikën nga një qasje rajonale.
Në Francë, vdekjet ditore të Covid janë në nivelin më të lartë që nga prilli. Të mërkurën, 36,437 raste të reja dhe 244 vdekje u konfirmuan.
Zyrtarët shëndetësorë gjermanë thanë të enjten se 89 persona të tjerë kishin vdekur në njëzetekatërorët e fundi, me një rekord prej 16,774 infeksionesh. /Insajderi.com