Covid 19 i sulmon popujt që nuk kanë frikë

Covid 19 i sulmon popujt që nuk kanë frikë

Statistikat po tregojnë që virusi po sulmon fort dhe pa mëshirë popujt që po tregojnë trimëri ndaj tij. You Gov ka bërë hulumtimin dhe i ka publikuar statistikat e faktet që janë shumë interesante, transmeton Insajderi.

Sipas këtij hulumtimi, në ato shtete që frika ndaj Covid 19 është mbi 80% e theksuar, situata është shumë më ndryshe dhe dukshëm më e mirë se në ato vende që frika ndaj pandemisë është e vogël. Rrjedhimisht Covid po sulmon dhe po infekton çdo “trim” që po i del përpara.

Shumë analizues të menaxhimit të pandemisë, kanë dhënë një mendim interesant, duke thënë se ato shtete të cilat kanë dështuar ta frikësojnë popullin e shtetit të tyre nga Covid, kanë dështuar në menaxhimin e situatës dhe tani po përballen me pasojat e këtij dështimi./Insajderi.com