COVID-19: India epiqendra e Pandemisë, mbi 300 mijë vdekje

COVID-19: India epiqendra e Pandemisë, mbi 300 mijë vdekje

Numri i vdekjeve të lidhura me COVID-19 në Indi ka kaluar mbi 300 mijë sosh, shkruan BBC, njofton Insajderi.

India është një nga vendet që është goditur më shumë nga pandemia, në kohën kur shtetet tjera kanë filluar t’i vënë në kontroll rastet, pas nisjes së procesit të vaksinimit.

Ekspertët njoftojnë se numri real mund të jetë edhe më i madh sesa shifra zyrtare, por që nuk janë raportuar.

India ka regjistruar deri tani 26 milionë raste – numrin më të madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës – dhe tani është shndërruar në epiqendrën globale të pandemisë.

Gjithashtu, është vendi i tretë i cili ka shënuar mbi 300 mijë vdekje – pas SHBA-ve dhe Brazilit./Insajderi.com