COVID-19: India mbi 1 milion raste, Brazili ka kaluar 2 milionë

COVID-19: India mbi 1 milion raste, Brazili ka kaluar 2 milionë

Janë shënuar mbi një milion raste të konfirmuara me COVID-19 në Indi dhe mbi dy milionë në Brazil, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Në këto dy vende, vetëm në muajin e fundit, është dyfishuar numri i të infektuarve.

Përkundër rritjes së infektimeve megjithatë, në Brazil numri i vdekjeve ka mbetur në proporcione të njëjta.

Por, në Indi numri i personave që po vdesin po rritet vazhdimisht.

Gjithashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, infektimet ditore, kanë shënuar rekord të ri.

Ndërsa me infeksionet në rritje, Japonia tani po shënon raste brenda ditës më shumë se Italia.

Globalisht, prejse ka shpërthyer COVID-19, janë infektuar afër 14 milionë persona dhe kanë vdekur rreth 589 mijë veta./Insajderi.com