“Covid-19 ka ekzistuar te lakuriqët e natës që 70 vjet”

“Covid-19 ka ekzistuar te lakuriqët e natës që 70 vjet”

Një ekip i biologëve molekularë, të udhëhequr nga David Robertson nga Universiteti i Edinburgh, analizuan historinë evolucionare të formave të mëparshme të SARS-Cov-2 duke studiuar gjenomet e dhjetëra viruseve që janë më të lidhura me të, njofton Insajderi.

Biologët molekularë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa publikuan rezultatet e tyre të hulumtimit në revistën ‘Nature Microbiology’, ku ata krahasuan gjenet e dhjetëra viruseve që lidhen ngushtë me virusin SARS-Cov-2.

Ata më pas zbuluan se format e mëparshme të virusit të ndara nga pema e zakonshme evolucionare e virusit te lakuriqët e natës 40 deri në 70 vjet më parë.

Ekzistojnë pyetje të hapura evolucionare në lidhje me shfaqjen e fundit të koronavirusit SARS-Cov-2, përfshirë rolin e specieve të rezervuarit, rolin e ri-kombinimit dhe kohën e devijimeve nga viruset e kafshëve.

Ata zbuluan se sarbeko-viruset, një sub-gjenus viral që përmban SARS-Cov dhe SARS-Cov-2, janë subjekt i ri-kombinimit të shpeshtë dhe tregojnë diversitetin gjenetik të strukturuar hapësinor në nivelin rajonal në Kinë.

SARS-Cov-2 nuk është në vetvete një rikombinim i ndonjë sarbeko-virusi të zbuluar deri më sot, dhe motivi i tij i lidhjes së receptorit, i rëndësishëm për specifikën e receptorëve ACE2 njerëzor, duket se është një tipar i stërgjyshërve i ndarë me viruset e lakuriqëve të natës dhe që nuk është fituar kohët e fundit përmes ri-kombinimit.

Në dhjetor 2019, një numër i madh i rasteve të pneumonisë të lidhura në mënyrë epidemiologjike me tregun e hapur të kafshëve në qytetin Wuhan, provinca Hubei në Kinë, shërbimi lokal shëndetësor në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ngritën një alarm epidemiologjik.

Analiza tregoi se viruset që lidhen me SARS-Cov-2 kanë jetuar në lakuriq të natës për shumë dekada. Këto viruse kanë një origjinë të përbashkët dhe aftësinë për të infektuar qelizat e gjitarëve, të cilat lehtësuan transmetimin e tyre te njerëzit, dhe që mund të ndodhin përsëri në të ardhmen, thonë shkencëtarët.

Ndarja e formave të mëparshme të SARS-Cov-2 nga pema e zakonshme evolucionare e virusit në mes të lakuriqëve në Kinën jugore dhe juglindore ndodhi midis 1948 dhe 1969, ndërsa ndarja e patogjenëve të Covid-19 dhe SARS ndodhi më vonë, midis 1952 dhe 1970.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se viruset SARS-Cov-2 kanë qarkulluar në lakuriqët e natës në Kinën jugore për më shumë se gjysmë shekulli, dhe struktura e tyre specifike, e cila u lejon atyre të lidhen me receptorët në sipërfaqen e qelizave të mushkërive të disa specieve të ndryshme, shpjegon pse dy viruse të ngjashme infektuan njerëzit dhe shkaktuan epidemi serioze të infeksioneve të frymëmarrjes./Insajderi.com