Vala e dytë

COVID-19: Koreja Jugore konfirmon se zyrtarisht është future në valën e dytë

COVID-19: Koreja Jugore konfirmon se zyrtarisht është future në valën e dytë

Zyrtarët shëndetësorë në Korenë Jugore besojnë se tashmë po kalojnë nëpër valën e dytë të Coronavirusit, përkundër se kanë regjistruar numra relativisht të ulët të rasteve, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Koreja e Jugut ka qenë storie suksesi në mënyrën se si ia kanë dalë me Coronavirus, por tani po presin që pandemia të vazhdojë edhe për muaj të tjerë.

Vala e parë ekspertët thonë se ka zgjatur deri në prill, ndërsa nga maji kanë filluar të shfaqen raste të reja, sidomos në klube të natës në kryeqytetin Seul.

Zyrtarët thonë se në 24 orët e fundit, 17 raste të reja të infektimit janë regjistruar.

Kryetari i Seulit ka thënë se mbase duhet të kthehen përsëri tek masat strikte, pas shtimit të rasteve në ditët e fundit./Insajderi.com