Britania e Madhe po përballet me raste në rritje të coronavirusit.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka deklaruar se nuk e dëshiron edhe një bllokim të dytë kombëtar për shkak të rasteve në rritje të të infektuarve me COVID-19.
Duke folur për The Sunday Telegraph, Kryeministri britanik krahasoi mundësinë e një mbyllje mbarëkombëtare me një “parandalues bërthamor”, duke shtuar se ai nuk mendon se vendi që ai drejton të jetë përsëri në atë pozicion”, transmeton Insajderi.com.
Këshilltari kryesor shkencor në Mbretërinë e Bashkuar tha se ekziston “një rrezik” dhe se masat mund të jenë të nevojshme gjatë afrimit të dimrit
Johnson tha që autoritetet po përmirësohen në identifikimin dhe izolimin e shpërthimeve lokale të pandemisë, duke shtuar se fuqia për të bërë veprim kombëtar do të mbetet një opsion. /Insajderi.com/