Covid-19 mbërrin edhe në kontinentin e fundit të botës

Covid-19 mbërrin edhe në kontinentin e fundit të botës

Antarktida ka regjistruar rastin e saj të parë me Covid-19 pasi 36 persona u testuan pozitivisht në një bazë kërkimore, sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria kileane, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Lajmi shënon një moment historik për të ardhur keq në luftën globale kundër Coronavirusit, pasi deri në këtë javë, Antarktida ishte kontinenti i fundit i lirë nga virusi.

Të dielën, Gjenerali Bernardo O’Higgins Riquelme Baza, një bazë kërkimore kiliane e vendosur në gadishullin e Trinitetit të Antarktidës, konfirmoi se 26 persona në personelin e ushtrisë dhe 10 civilë që punonin si kontraktorë në bazë  testuan pozitivisht me Covid-19.

Shpërthimi vjen pasi të paktën tre persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në një anije ushtarake që kishte furnizuar me mbështetje logjistike bazën O’Higgins midis 27 nëntorit dhe 10 dhjetorit. /Insajderi.com