COVID-19: Meksika e treta për nga numri i vdekjeve në botë

Pandemia ka shpërthyer shumë në Meksikë dhe ky shtet renditet nga vendet më të goditura të COVID-19.

COVID-19: Meksika e treta për nga numri i vdekjeve në botë

Me vdekjet e shumta kohëve të fundit në Meksikë si rezultat i Coronavirusit, ky shtet tashmë është i treti në listën e zezë për nga rastet e vdekjeve në nivel global pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

424.637 raste janë regjistruar zyrtarisht prej tyre 46.688 vdekje e bëjnë Meksikën shembull të keq në menaxhimin e pandemisë.

Pretendohet se këto statistika mund të jenë më të larta, sipas BBC, Sekretari i Shëndetit Meksikan Hugo López-Gatell raportohet se ka minimizuar ashpërsinë e pandemisë së Coronavirusit dhe zgjodhi për taktika më të lehta dhe më pak testime. Dhjetë guvernatorë të Meksikës kërkuan dorëheqjen e Lopez të premten, njofton Insajderi.com.

Për nga rastet e infektimeve, Meksika është e gjashta në botë, por vdekjet e shumta e bëjnë atë në listën e vendeve që kanë pësuar më së shumti nga COVID-19. /Insajderi.com/