COVID-19: Pas 10 muajve Izraeli nuk shënon asnjë vdekje

COVID-19: Pas 10 muajve Izraeli nuk shënon asnjë vdekje

Izraeli nuk ka regjistruar asnjë vdekje të re ditore me Covid-19 për herë të parë në 10 muaj, ndërsa vendi i Lndjes së Mesme shtyn përpara vaksinimin e shpejtë.

Numri i të vdekurve nga Coronavirusi i Izraelit mbeti i pandryshuar në 6,346 të enjten, treguan të dhënat e ministrisë së shëndetësisë.

Hera e fundit që Izraeli raportoi vdekje zero Covid-19 ishte në fund të Qershorit të vitit të kaluar, pasi masat e bllokimit frenuan një valë të parë të infeksioneve.

Qeveria izraelite filloi të zbusë kufizimet e bllokimit në shkurt pasi vaksinat kundër Covid-19 arritën.

Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Të enjten, vendi arriti momentin historik prej pesë milionë vaksinash. /Insajderi.com