COVID 19: Përjetimet e të infektuarve që nga dita e parë deri në ditën e 14-të

COVID 19: Përjetimet e të infektuarve që nga dita e parë deri në ditën e 14-të

14 ditë zakonisht zgjatë i gjithë procesi i infektimit dhe shërimit me Covid 19, por ka edhe shumë raste, kur pacientët përballen me këtë virus mbi 14 ditë e në disa raste edhe mbi 27 ditë. Disa e kalojnë më lehtë, disa e kalojnë më vështirë, e disa të tjerë, fatkeqësisht nuk po arrijnë ta kalojnë fare, raporton Insajderi.

Businessinsider.com, ka publikuar një hulumtim dhe raport të gjithë procesit të infektimit dhe shërimit nga Covid 19, të bëra nga hulumtuesit kinezë. 20% e pacientëve kanë komplikime serioze dhe ata përballen me këto simptoma, që nga dita e parë:

Dita 1 dhe 2 : Simptomat janë shumë te buta, duke filluar me ethe, kollë, lodhje e dhimbje të muskujve. Në disa raste, pacientët kanë pasur edhe diarre dhe probleme me lukth.

Dita 3 dhe 4: Këto janë zakonisht ditët kur pacientët e zbulojnë dhe disa nga ta shtrihen në spital, e sipas spitaleve, shumë nga pacientët, kanë filluar me probleme me frymëmarrje që në ditën e tretë.

Dita 5 dhe 6: Janë ditët kur shumë pacientë fillojnë të përballen me probleme më të rënda, sidomos me frymëmarrje, probleme këto të theksuara tek moshat më të vjetra.

Dita 7: Kjo ditë është e shënuar si dita që më së shumti pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, sidomos ne Wuhan.

Dita 8: Problemet me frymëmarrje në këtë ditë, janë shumë të zhvilluara, shumë pacientë hyjnë në aparatet që ndihmojnë frymëmarrje dhe fatkeqësisht, disa vdesin.

Dita 9: Mushkëritë në këtë ditë, janë infektuar dhe trupi i imuniteti reagon ashpër ndaj virusit.

Dita 10 dhe 11: Janë ditët kur problemeve me frymëmarrje, i’u shtohen edhe dhimbjet abdominale si dhe humbje e oreksit.

Dita 12, 13 dhe 14: Janë ditët kur shumë pacientë fillojnë ta mposhtin virusin dhe nuk ndjejnë dhimbje e as nuk kanë probleme me frymëmarrje.

Hospitalizimi ka zgjatur mesatarisht 27 ditë, por tek disa pacient, simptomat kanë vazhduar për 100 ditë./Insajderi.com.