Covid 19 prek edhe Superligën e Kosovës në futboll

Covid 19 prek edhe Superligën e Kosovës në futboll

Ekipi i Vushtrrisë është goditur nga Covid 19. Klubi i Vushtrrisë, ka njoftuar se ka testuar një lojtar dhe një anëtar të stafit dhe fatkeqësisht, anëtari i stafit ka rezultuar pozitiv.

“Jemi shumë të shqetësuar, pasi që nga testimet ka rezultuar pozitiv një nga anëtarit e stafit që është mirëmbajtës, por që ka pasur kontakte ditore me futbollistët. Kapiteni Etrit Halimi fatmirësisht ka rezultuar negativ. Mirëmbajtësi tani është në vetizolim” ka deklaruar presidenti Bajrush Kajtazi, transmeton Insajderi.

Nuk është bërë e ditur se si do të veprojë klubi i Vushtrrisë, nëse do të kërkojë testimin e të gjithë futbollistëve dhe anëtarëve të stafit, por është e sigurte që këto zhvillime, mund të ndikojnë në gjithë superligën e Kosovës./Insajderi.com