Covid 19: Shteti i Floridas, ka raportuar numër rekord vdekjesh për një ditë të vetme

Covid 19: Shteti i Floridas, ka raportuar numër rekord vdekjesh për një ditë të vetme

Shteti i Florida, është duke kaluar nëpër momente jashtëzakonisht të vështira me virusin Covid 19. Ata kanë publikuar numrat e vdekjeve për një ditë të vetme dhe këta numra janë rekord i ri brenda shtetit.

Florida ka deklaruar 173 vdekje brenda vetëm një dite, shifër kjo tejet alarmante për këtë shtet që ka deklaruar mbi 390 mijë raste të konfirmuara me Covid 19 dhe gjithashtu ka deklaruar 5632 raste të vdekjeve, raporton Insajderi.

Amerika momentalisht është bindshëm shteti më i prekur me këtë virus me 4.4 milion raste pozitive dhe me mbi 145 mijë vdekje. Florida është shteti i tretë më i prekur pas California dhe New York./Insajderi.com.