Sistemi i spitaleve në Hong Kong mund të ballafaqohet me një kolapsim pas rritjes së fundit të rasteve me COVID-19, ka thënë kryetarja e qytetit, Carrie Lam, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Ajo ka deklaruar se qyteti është “në prag të një shpërthimi të madh”, prandaj i ka lutur qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
Rregullimet e reja, që përfshinë mbajtjen e detyrueshme të maskave, dhe mbylljen e restoranteve në mbrëmje, ka hyrë në fuqi të mërkurën.
Hong Kongu – që pati sukses më herët me menaxhimin e virusit – është duke raportuar tani rregullisht mbi 100 raste ditore.
Vetëm një muaj më parë rastet ditore shënonin nën 10./Insajderi.com