CR7 – “fabrikë” e golave

CR7 – “fabrikë” e golave

Luksemburgu ishte “viktima” e radhës e Portugalisë.

Ish-Kampionët e Evropës e mposhtën Luksemburgun me rezultat të pastër 5-0, ndërsa vëmendjen kryesore e rrëmbeu Cristiano Ronaldo, shkruan Shqip.com.

CR7 e tundi rrjetën tri herë, duke e dëshmuar edhe një herë që po luan në nivelet më të larta të futbollit dhe duke e thyer rekordin për më së shumti “hat-tricks” në nivel të kombëtareve, gjithsej dhjetë.

Sulmuesi i “Djajve të Kuq” shënoi dyherë nga penaltia, në minutën e tetë dhe të 13-të, ndërsa tregolëshin e kompletoi tre minuta para se ndeshja të përfundonte.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, po shkëlqen edhe në Premierligë, ani pse është 36 vjeçar.

Tre gola në katër ndeshje të zhvilluara në ishull ishin arsyeja pse ai u shpall “Lojtari i Muajit” shtator.

Por, kjo nuk është e gjitha, sepse në dy ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, ka shënuar dyherë.

Duke marrë parasysh CV-në e pasur që ka ai, tashmë Manchester United janë ‘veshur” me epitetin e favoritit për trofeun në Angli edhe pse konkurenca është shumë e fortë.

Për të siguruar kartonin e tij, Unitedi i pagoi Juventusit hiq më shumë se 15 milionë euro./Insajderi.com

Goditja akrobatike e Ronaldos, që u prit nga portieri i kundërshtarëve