Cristiano Ronaldo duhet të presë për prezantimin e tij te MAN UTD, shkak efekti “Brexit”

Cristiano Ronaldo duhet të presë për prezantimin e tij te MAN UTD, shkak efekti “Brexit”

Cristiano Ronaldo gjatë së hënës ka kryer testet mjeksore në Lisbonë dhe shumë shpejtë pritet të nënshkruaj kontratën dhe të prezantohet si futbollisti më ri i Manchester United.

Ajo çka është problem për momentin janë vetëm disa detaje të vogla mbi vizën e 36-vjeçarit dhe më pas do të udhëtoj drejt Anglisë për tu prezentuar si futbollist i United, kjo për faktin se Anglia ka dalë nga Bashkimi Evropian.

“Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e portugezit për 24 milionë euro.

Ndërsa, Ronaldos do t’i ofrohet kontratë dy-vjeçare me mundsi zgjatje edhe për një vit tjetër.

36-vjeçari do të fitojë 480 mijë paund në javë duke u bërë futbollisti më i paguar i Premier League.

Ylli portugez ishte shumë afër kalimit te Manchester City, por ndërhyrja e legjendave të “Djajve të Kuq” si Alex Ferguson dhe Rio Ferdinand, bënë që Ronaldo të ndërroi drejtim./Insajderi.com