Cristiano Ronaldo ende në kulm të karrierës përkundër moshës

Cristiano Ronaldo ende në kulm të karrierës përkundër moshës

Mosha po duket që është vetëm numër për Cristiano Ronaldon, i cili ani pse është 36 vjeçar nuk po ndalet së shënuari gola.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, me dy golat e shënuar ndaj Irlandës arriti që të thyej edhe një rekord tjetër, shkruan Shqip.com.

CR7 tashmë ka 111 gola të realizuara me Portugalinë dhe është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në nivel të kombëtarëve.

Ai ka lënë pas vetes Ali Daei, i cili ka dy gola më pak. Ndërsa, në vendin e tretë gjendet Mokhatar Dahari me 89 gola.

E, rivali i tij i përjetshëm Leo Messi gjendet shumë prapa tij, pasi me Argjentinën ka shënuar gjithsej 76 gola.

Ronaldo para disa ditëve ka vendosur që të provojë edhe një herë veten në futbollin anglez duke u rikthyer tek Manchester United, me të cilët e fitoi për herë të parë Topin e Artë. /Shqip.com

Dhjetë golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në nivel të kombëtareve