Cristiano Ronaldo thyen rekord tjetër në Serie A

Cristiano Ronaldo thyen rekord tjetër në Serie A

Një penallti e realizuar nga Cristiano Ronaldo për Juventus, në ndeshjen e të hënës mbrëma ndaj Bologna, e ka futur emrin e tij në listën e rekordeve, pasi e ka thyer një tjetër në Serie A.

Ronaldo është bërë portugezi me më së shumti gola në historinë e Serie A, duke lënë pas vetes ish futbollistin e Fiorentina dhe Milan, Rui Costa.

43 gola i ka shënuar në total Ronaldo prej se është transferuar në Torino, kurse Rui Costa në karrierë në Serie A e ka një gol më pak të realizuar.

Këtë sezon, raketa portugeze ka arritur në kuotën e 22 golave.

Ronaldo edhe në Premier League është golashënuesi më i mirë portugez me 84 gola në 196 ndeshje.

Çka të thuhet për karrierën e tij në Real Madrid që është shënuesi më i mirë në historinë skuadrës mbretërore duke realizuar 311 gola në 292 ndeshje. Këtu përfshihen vetëm golat në La Liga.

Ai është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Portugalisë me 88 gola.

/Insajderi.com/