Cysique ankohet pas fitores së Gjakovës: Se bëra asnjë gabim, duka ta shoh përsëritjen

Cysique ankohet pas fitores së Gjakovës: Se bëra asnjë gabim, duka ta shoh përsëritjen

Xhudistja franceze, Sarah Leoine Cysique, e cila humbi ndaj Nora Gjakovës në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Insajderi.

Francezja është ankuar ndaj ndarjes së drejtësisë në këtë finale.

Finalja nuk zgjati shumë pas një gabimi trashanik që i kushtoi francezes me diskualifikim.

Pas duelit, Cysiquen tha se nuk bëri asnjë gabim dhe dëshiron të shoh përsëritjen për të parë edhe një herë si ndodhi ngjarja.

“Unë kam nevojë për të parë fotografitë sepse nuk bëra asgjë keq. Unë madje mendova se ajo do të merrte shido, kështu që u trondita kur gjyqtari ma drejtoi mua. Unë e respektoj vendimin, por unë dua të shoh veprimin përsëri”, tha francezja.

Nora Gjakova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike./Insajderi.com