Daku i dhuron tre pikë Ballkanit në takimin me Feronikelin

Daku i dhuron tre pikë Ballkanit në takimin me Feronikelin

Ballkani ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme në ndeshjen përball Feronikelit në Suharekë, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të pa prekura, teksa goli i vetëm në këtë takim do të vinte në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Po zhvillohej minuta e 82-të e takimit, ku golashënuesi më i mirë në Superligë, Mirlind Daku do të realizonte golin e vetëm në këtë takim.

Një gol, tre pikë, aq i mjaftuan ekipit nga Suhareka për të barazuar me pikë në ligë me liderin Dritën e Gjilanit, ku të dyja ekipet kanë nga 44 pikë pas 20 javësh.

Në anën tjetër, ekipi nga Drenasi pas kësaj humbje, ruan pozitën e gjashtë në tabelë me 24 sosh. /Insajderi.com